-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U zbrazën mbi 4 karikatorë, çfarë kapën kamerat në Shkodër?

Kryesoret

Policia ka shoqëruar 20 persona deri më tani për atentatin në Shkodër të cilët dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor, ka gjetur në vendin e ngjarjes mbi 80 gëzhoja automatiku, të cilat janë përdorur nga autorët.

Mësohet se kanë qenë 4 autorë, 3 nga të cilët kanë qëlluar në drejtim të të rinjve. Armët e autorëve janë gjetur në makinën e djegur, e cila është transportuar në policinë e Shkodrës për ekspertim më të specializuar

Nga kamerat e sigurisë së lokalit në afërsi të të cilit ndodhi ngjarja nuk kanë arritur të shihen autorët, ndërkohë që dyshohet se autorët kanë qenë të maskuar.

Dy të plagosurit kanë marrë nga një plumb në trup duke arritur t’i shpëtojnë mrekullisht morisë së plumbave dhe aktualisht ndodhen në spital.

Gjergj Ndërshtiqaj ka pasur armën e shërbimit me vete, por nuk e ka përdorur, pasi nuk ka arritur që të kundërpërgjigjet. Të plagosurit janë qëlluar sapo kanë dalë nga makina e tyre e cila nga plumbat e shumtë mori flakë.

Në momentin që ka nisur breshëria e plumbave polici dhe kunati i tij janë fshehur pas automjetit të tyre ndërsa i treti që nuk u plagos ka arritur që të largohet në zonë.

Në Shkodër menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë mbërriti drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku, duke qenë në krye të hetimeve.

80 plumba drejt tyre, flasin dy të plagosurit: U fshehëm poshtë makinës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit