-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja mes shqiptarëve/ Kryhet autopsia e viktimës, Frosinone marshon të premten

Kryesoret

Është kryer autopsia e trupit të 27-vjeçarit shqiptar Kasem Kasmi, i cili u vra nga një bashkëkombës i tij, Mikea Zeka 23-vjeç, disa ditë më parë në Frosinone.

Prokurorët italianë do të presin 60 ditë për rezultatet për të vijuar me hetimet për shkaqet e vrasjes dhe përplasjes mes dy bandave shqiptare në rrugën Aldo Moro në Frosinone me një viktimë dhe 3 të plagosur.

Mikea Zeka është arrestuar nga policia italiane, fillimisht ai deklaroi se konflikti me Kasmin ishte për një vajzë, por para prokurorëve ai zgjodhi të heshte duke mos u përgjigjur. Pista kryesore të hetimit janë dy.

Kontrolli i trafikut të drogës në qytetin e Frosinones, si dhe rrjeti i prostitucionit. Një ngjarje e rëndë e cila ndodhi në qendër të qytetit në një kafeteri, duke rrezikuar dhe jetën e shumë qytetarëve që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Nga mediat italiane mësohet se ditën e premte do të mbahet një marshim më 15 mars në 19:30.

“Nuk jemi indiferentë” është emri i marshimit qytetar që do mbahet në qytetin e Frosinones, një mënyrë për të reaguar ndaj ngjarjes së rëndë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit