-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtare, Trump përballë Biden për President

Kryesoret

Tani është zyrtare, Donald Trump ka arritur nominimin e republikanëve për president duke u bërë gati për përplasjen e re me Joe Biden, presidentin aktual që siguroi nominimin demokrat të martën mbrëma.

“Sot është një ditë, një thirrje për veprim” thotë Biden. “Me zërin tuaj, me fuqinë tuaj, me votën tuaj – ejani në nëntor, ne do të votojmë në numër rekord dhe mund ta bëjmë, ne kemi fuqinë ta bëjmë.

A jeni gati? A jeni gati të mbroni demokracinë? A jeni gati të mbroni lirinë tonë? A jeni gati për të fituar këto zgjedhje?” tha ai.

Stafi i Trump postoi një video në X të ish-presidentit më vonë të martën, menjëherë pasi ai fitoi nominimin. “Kjo ishte një ditë e madhe fitoreje.

Java e kaluar ishte diçka shumë e veçantë – Super e marta – por tani duhet të kthehemi në punë sepse kemi presidentin më të keq në historinë e vendit. Emri i tij është Joe Biden dhe ai duhet të mposhtet”, thotë Trump në video.

Kjo do të jetë hera e parë që dy kandidatë do të përballen sërish për të dytën herë radhazi në zgjedhjet presidenciale në SHBA pas thuajse 70 vitesh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit