Një aksident automobilistik në Greqi i ka marrë jetën një 31-vjeçari shqiptar, ai u përplasë në Patra nga një makinë teksa ishte duke lëvizur me motoçikletën e tij. Makina që shkaktoj vdekjen e të riut rezulton me targa shqiptare dhe drejtohej nga Natasha Seliaj, 48-vjeçe nga Fieri por me banim në Korinth.
Ajo po lëvizte në të njëjtin drejtim me motoçikletën kur aksidentalisht e ka goditur, si pasojë humbi jetën Erges Çobaj.
Por ngjarja mori një qasje edhe më të rëndë. Pas kontrollit trupor të kryer nga autoritetet, viktimës Çobaj i janë gjetur 50 gram kokainë dhe rreth 2500 euro.
Sipas mediave greke, Çobaj, i njohur në Patra edhe si “Stelios” ishte personi që kishte dërguar në spital një të plagosur me armë në Agios Nikolaos, më 6 maj 2022.