Aktorja Julia Ilirjani e cila është futur së fundmi në Big Brother tha se në disa periudha të jetës së saj ka pasur edhe 2 lidhje paralele.
Gjatë një bisede me banorët e BBV, ajo është shprehur se në disa periudha të jetës ka dashur gjëra të ndryshme nga meshkujt.
“Duke qenë se unë shumicën e viteve e kam kaluar vetëm dhe duke qenë se kam patur shumë eksperiencë në kurriz, sepse nuk jam as 25 vjec, as 30 vjec, në momentet të caktuara, duke qenë se kam dashur gjëra të ndryshme, i kam marrë nga njerëz të ndryshëm.
Kështu që po, kam patur dy lidhje paralele”, shton Julia.