-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dënohet ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, gazetarja zbardh detajet e hetimit të SPAK

Kryesoret

Gazetarja Anila Hoxha raportoi ekskluzivisht në “Top Story” rastin e ish-kryebashkiakut të Rrogozhinës, Ndriçim Dushku, që është dënuar larg vëmendjes së publikut.

SPAK ka hetuar dhe madje është dënuar dhe shpallur fajtor ish-kryetari i Rrogozhinës, Ndriçim Dushku, së bashku me tre zyrtarë të tjerë të tjerë të kësaj bashkie, raportoi Hoxha. Vendimi i gjykatës është shpallur në dhjetor të viti 2023.

“Ai u hetua për dhënien me qira të tokave bujqësore. Bëhet fjalë për skemën 99 vite. Ka edhe shtetas që kanë firmosur, janë marrë në pyetje dhe hetimi ka provuar fajësinë. Kjo ka ndodhur në vitin 2013, kur ishte kryetar i bashkisë Rrogozhinë. Për këtë arsye, gjykata e ka dënuar me 1 vit burg, që është konvertuar në 1 vit e 4 muaj shërbim prove”.

Hetimet për këtë skemë po bëhen edhe për bashki të tjera të vendit.

“Skema e dhënies me qira të tokës bujqësore për 99 vite përdoret në të gjithë vendin. Por ka dyshime dhe po kryhet hetime dhe në bashki të tjera, me dyshimin se u janë dhënë personave në mënyrë të padrejtë, duke plotësuar dosje fiktive. Kanë mbjellë kultura të ndryshme, por e kanë marrë oa asnjë praktikë dokumentare”, tha gazetarja.

Madje, ka dyshime se tokë bujqësore me këtë skemë e ka përfituar familja e një personi që po vuan heqjen e lirisë, në një burg të sigurisë së lartë./Top Channel

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit