-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DW: Kancelari Olaf Scholz nën presion lidhur me raketat Taurus

Kryesoret

“Unë jam kancelari, dhe prandaj kjo vlen.” Olaf Scholz tha një fjalë pushteti. Ai e refuzon dërgimin në Ukrainë të raketave gjermane me rreze veprimi 500 km. Ai beson, se këto armë mund të përdoren vetëm me bashkëveprimin e ushtarëve gjermane dhe kjo mund ta involvonte Gjermaninë në luftë. Edhe gjatë një seance pyetjesh në parlament ai përsëriti lidhur me Taurus: “Ky është kufiri, që unë si kancelar nuk dua ta kaloj.”

Por fjala e tij e pushtetit duket se nuk ka efekt. Sepse kancelarit po i largohen edhe disa nga njerëzit e vet lidhur me çështjen e furnizimit të raketave Taurus: Politikanë të koalicionit të tij me socialdemokratët, ekologjistët dhe liberal-demokratët (FDP) janë duke bashkëpunuar me opozitën kristiandemokrate/kristiansociale (CDU/CSU).

Politikani i të gjelbërve, Anton Hofreiter shkruan tani bashkë me ekspertin e CDU-së për politikën e jashtme, Norbert Röttgen në një artikull me ftesë të gazetës “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Në artikull ata akuzojnë Scholz-in për një qëndrim “defensiv katastrofal” si dhe për deklarim të rremë. Kur kancelari pretendon, se furnzimi i raketave Taurus e bën Gjermaninë palë në luftë, kjo është “gabim faktikisht dhe juridikisht”.

Lexoni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit