Qeveria gjermane, e përbërë nga koalicioni CDU, CSU dhe SPD, ka rënë dakord për një paketë prej 34 masash ekonomike, të cilat synojnë uljen e taksave për shtresat e mesme dhe të ulëta, reformimin e sistemit të pensioneve dhe rritjen e fleksibilitetit në tregun e punës.
“Ne po punojmë për të rritur fleksibilitetin e bizneseve tona. Po punojmë për të mbrojtur mirëqenien tonë dhe për të ulur barrën që rëndon mbi punonjësit dhe kompanitë, duke ulur taksat”, deklaroi kancelari gjerman Friedrich Merz, duke shtuar se reformat kanë për qëllim forcimin e ekonomisë dhe krijimin e një sistemi më të drejtë fiskal për qytetarët dhe bizneset.
Sipas marrëveshjes, lehtësimi i taksave pritet të sjellë rritje të të ardhurave për familjet, ndërsa ndryshimet përfshijnë edhe rishikimin e taksimit për të ardhurat e larta dhe masa për rritjen e fleksibilitetit në kontratat e punës.









