-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Interi jeton ‘makth’ në Metropolitano, italianet ‘përshëndesin’ Championsin

Kryesoret

Të shumtë ishin ata që e menduan të sigurt kualifikimin e Interit përballë Atletiko Madrid dhe në fund ngeli thjesht një mendim. Spanjollët rezervuan vendin e tyre të merituar në çerekfinalet e Champions League, e gjitha pas një fitore dramatike pas penalltive.

Një disfatë që rëndon shumë në ambientin zikaltër, të cilët shpërdoruan avantazhin me dy gola për tu barazuar në fund nga ‘furia’ Memphis Depay.

Me fitoren e ndeshjes së parë 1-0, Inter gjet sërish avantazhin me Dimarcon.

Grienzman mbajti gjallë shpresën spanjolle duke shënuar menjëherë për të tijët. Pjesa e dytë pa Stadiumin Metropolitano të tundej nga koret e tifozëve vendas dhe ne një atmosferë si kjo Depay vendosi gjithçka në barazpeshë.

Disfata e interit u vendos nga 11 metërshat me 3 nga 5 penallti të humbura, një disfatë që rëndon shumë për të gjithë Italinë, pasi në harkun e 1 jave, Lazio, Napoli dhe tani Inter janë eleminuar nga Champions League.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit