Julia Iliriani ka rrëfyer historinë shokuese të abuzimit të saj dhe të bijës. Gjatë një bisede me banorët e tjerë në shtëpi, Julia ka treguar se është abuzuar kur ka qenë fëmijë, rreth moshës 5-6 vjeçare.
E ndalur te përjetimet e saj të atij momenti, Julia tha se “ky ka qenë pikërisht momenti ku asaj i ka rënë qielli mbi kokë”.
Për fatin e keq kjo i ka ndodhur edhe time bije kur ne kemi qenë në Amerikë nga një person i cili ndenji, me demek, afër nesh. Ajo shprehja që ‘të bie qielli mbi kokë’ ka qenë pikërisht në këtë moment dhe pa hezitimin më të vogël unë kam bërë denoncimin.