-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga 100 mijë në 2 milionë Euro/ Lëvizjet fiktive që ‘fundosën’ Evis Berberin

Kryesoret

Drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi bashkë me dy biznesmenë të tjerë, njëri prej tyre ortak i zyrtarit të lartë janë arrestuar me urdhër të SPAK-ut. Akuza është për korrupsion dhe pastrim parash. Informacion zyrtar ende nuk ka nga SPAK-u. Dyshimet janë për disa tendera që ka firmosur në kohët që ka qenë në detyrat zyrtare në krye të ARRSH-së dhe më parë.

Dyshimet janë të forta se mes dosjeve që e çuan Berberin në pranga është ajo e lëvizjes fiktive të aksioneve të kompanisë së tij “DAAM” pasi mori detyrë shtetërore. Nga blerja 100 mijë lekë deri tek 2 mln euro e më pas shitja me zero leke. Në 2018 Berberi i bleu Valter Begajt kompaninë ‘B-VAAL ENG-10’ për 100 mijë lekë dhe i ndryshoi emrin në “DAAM”.

Pesë muaj më vonë, në 31 janar 2019, Evis Berberi ia shet kompaninë Brunilda Bulit për 500 mijë euro, e cila zgjeron shërbimet me ndërtim të impianteve eolike, impianteve fotovoltaike dhe impianteve hidrike per prodhimin e energjise elektrike. Këto lëvizje janë bërë teksa Berberi do të emërohej drejtor i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë.

Në 23 dhjetor 2021, Brunilda Buli ia shet sërish kompaninë shokut të Evis Berberit, ish-ortakut Valter Begaj për rreth 2 milionë euro. Në 21 shkurt 2022, Valter Begajt ia shet kompaninë Ervis Lamit për rreth 2 milionë euro.

Një muaj më vonë, Ervis Lame ia shet sërish kompaninë “DAAM” Valter Begajt me vlerë zero leke. SPAK dyshon për shitjen që është fiktive duke i çuar të tre pas hekurave. Në sitë janë edhe tenderat që ka marrë nga institucionet shtetërore kjo kompani.

Hera e fundit kur Berberi i tenderave u shfaq i qeshur krah Ballukut

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit