-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

16 vite nga Gërdeci, Zamira Durdaj: Jam e zhgënjyer nga SPAK-u, do bëjmë vetë drejtësi

Kryesoret

Ditën e sotme shënohen 16 vite nga masakra e Gërdecit, ku 26 persona humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. Zamira Durdaj, gruaja e kthyer në simbol të kërkimit të drejtësisë për humbjen e djalit 7-vjeç shprehet e zhgënjyer. Thotë se po humbet besimin tek drejtësia e re dhe SPAK-u.

Shpresoj te SPAK-u, por jemi fyer në një sallë që dy prokurorë të SPAK-ut, pyetjet që bëjnë janë të një niveli qesharak. Kam folur. Më kanë thënë do të dalësh jashtë. Drejtori Juridik tha se ka punuar me 5 ministra dhe se Mediu është njishi, po është njishi sepse ka vrarë 26 njerëz. Unë do ta ngre zërin dhe do të bërtas.

Drejtësia, mesa shoh, i bëhen pyetje qesharake. Ministri nuk pranon t’u përgjigjet pyetjeve të SPAK-ut. Qëndrimi i ish-ministrit, ai nuk ka çfarë do të thotë, do të mbrohet, por pyetjet që janë bërë përballë dëshmitarëve janë shumë të ulëta. Mediu po vjen çdo seancë dhe përballë ka ish-punonjësit dhe kjo është presion.

Po tallen me viktimat. Po zhgënjehem nga dita në ditë edhe në dyert e SPAK-ut. Djali im duhet të ishte 24 vjeç sot, duhet të hetohen të gjithë, është krim shtetëror, duhet të hetohen nga Presidenti. Për korrupsion mua nuk më intereson, mua më intereson të ngrihet akuza e vrasjes. Nuk ka drejtësi nëse nuk ka akuzë për vrasje, atëherë do të ngrihemi ne të bëjmë drejtësi” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit