-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Administrata ofron shërbimet online dhe bën shumë pushime

Kryesoret

E premtja duhet të ishte një ditë normale pune, por administrata e ka pushim, sipas një vendimi të fundit  të Këshillit të Ministrave. E premtja pasoi të enjten, që ishte festa zyrtare e Ditës së Verës.

Pas katër ditë pushimi, institucionet zyrtare do të jenë në shërbim të publikut dhe bizneseve ditën e hënë.

Ndërkohë që shumë shërbime në fakt janë bërë online, duke minimizuar kontaktin fizik dhe radhët, sërish numri i të punësuarve në sektorin shtetëror erdhi në rritje.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e fundit në institucionet shtetërore kishte 182 mijë të punësuar, ose rreth 2400 persona më shumë se në tremujorin e mëparshëm.

Ndërsa në krahasim me tremujorin e katërt 2022, numri i tyre ka mbetur pothuajse i pandryshuar. Në krahasim me pesë vjet më parë janë rreth 9 mijë persona më shumë që punojnë në administratë.

Në total mbi 730,6 mijë të punësuar në tremujorin e fundit të vitit 2024 kanë paguar sigurime shoqërore.

Në sektorin privat ku u numëruan 549,288 të punësuar me sigurime ose 2 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022. (Lexo KETU shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit