-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

19 biznese u përjashtuan nga tenderat në 2023

Kryesoret

Vitin e shkuar, 19 subjekte janë përjashtuar nga e drejta për të përfituar kontrata publike. Agjencia e Prokurimit Publik (APP) bëri të ditur se shkaku kryesor për këtë vendim ka qenë mospërmbushja e detyrimeve kontraktuale ndërkohë që në vend të dytë keqinformimi në dokumentacion. Agjencia nuk i bëri publike emrat e kompanive të përjashtuara.

“Lidhur me vendimet e përjashtimit (19 të tilla), rezulton se nga këta: 7 operatorë ekonomikë, janë përjashtuar nga e drejta për të fituar kontrata publike për shkak të keqinformimit dhe paraqitjes në tender të dokumenteve, që përmbajnë të dhëna të rreme; 1 operator ekonomik në zbatim të vendimit të dhënë nga gjykata; 12 operatorë ekonomikë janë përjashtuar për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve kontraktuale” thuhet në raportin vjetor të APP.

Por teksa për këtë grup është marrë vendimi, për një pjesë tjetër është vendosur ose pezullim për përjashtimin ose mospërjashtim. Kështu sipas raportit është marrë vendimi për mospërjashtimin nga e drejta për të fituar kontrata publike për 3 operatorë ekonomikë.

Për katër të tjerë është marrë vendim për pezullim të procesit të nisur për përjashtim nga e drejta për të fituar kontrata publike për shkak të procesit gjyqësor dhe për katër të tjerë vijon procesi i procedimit administrativ.

Numri i denoncimeve apo çështjeve të ngritura për përjashtim të operatorëve nga kontratat publike ka qenë më i lartë por nga ana e APP jo në të gjitha rastet është parë e arsyeshme të niset procedim administrativ./ Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit