Në lidhje me ekzekutimin e Gentian Bejtjas ka dhënë detaje dhe shefi i komisariatit të Fushë Krujës, Kreshnik Alimadhi.
Ai tregoi për mediat se janë duke u kryer hetime për identifikimin dhe vrasësit e ish-policit të burgjeve. Ndër të tjera ai shtoi se autorët pasi kryen krimin kanë djegur makinën që përdorën dhe brenda saj janë gjetur 4 kallashnikovë.
Vranë ish-policin brenda në shtëpi, gjendet makina me 4 kallashnikovë
“Në vendngjarje rezultoi se është vrarë me armë zjarri në banesën e tij shtetasi Gentjan Bejtja. Është formuar grupi hetimor që po merret me hetimet. Pas ngjarjes, në fshatin Hasan u gjend edhe automjeti i djegur që dyshohet të jetë i autorëve.
Brenda automjetit janë gjetur 4 armë zjarri. Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet, nuk mund të jap detaje të tjera të hollësishme” tha për mediat shefi i komisariatit të Fushë Krujës.
E donin vetëm të vdekur! Kush është Gentian Bejtja dhe vrasjet ku është përfshirë?