-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Flet ‘shënjestra’ e atentatit në Shkodër: Ja si tentuan të më vrisnin

Kryesoret

Një atentat ka ndodhur në Shkodër ku është qëlluar me armë zjarri ndaj Gent Larushkut, i cili ka mundur ti shpëtojë mrekullisht plumbave.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grude e Re  ku “shënjestra” pretendon se është qëlluar nga një person i cili po lëvizte me biçikletë.

Gent Larushku i pyetur nga policia deklaroi versionin e tij të ngjarjes.

“Isha në makinën time afër shtëpisë kur një person që nuk arrita ta njoh për shkak edhe të errësirës më qëlloi me pistoletë. Fatmirësisht arrita të shpëtoj. Ai u largua menjëherë dhe nuk arrita që ta njoh. Nuk e di arsyen e kësaj ngjarje sepse nuk kam konflikte me askend dhe nuk e di kush mund të jetë autori” deklaroi ai.

Larushku është shoqëruar për në komisariat për tu marrë në pyetje si dhe për sqarime të mëtejshme.

“Rreth orës 16:35, në fshatin Grude e Re, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të bagazhit të automjetit të shtetasit G. L., 35 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit” thuhet në njoftimin e policisë.

Atentat/ Shkodrani i shpëton plumbave, autori ja mbath me biçikletë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit