-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

GJKKO lë Berberin në burg, avokati: S’ka dhënë tendera, kompaninë ‘DAAM’ e ka shitur

Kryesoret

Nën akuzën për “korrupsion” dhe “pastrim parash”, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberi.

I pari që ka konfirmuar lajmin për mediat ka qenë avokati i Evis Berberit, Gentian Romano, i cili pas përfundimit të seancës komunikoi masën e sigurisë.

‘Qethën’ milionat nga tenderat, burg për Evis Berberi dhe dy biznesmenët

Romano tha për mediat se asnjë person nuk ka përfituar tendera në mënyrë të padrejtë nga ish-kreu i ARRSH, teksa shtoi se SPAK një çështje të thjeshtë tregtare sipas tij e ka kthyer në një çështje penale. Avokati deklaroi gjithashtu se Berberi s’ka asnjë lidhje me kompaninë “DAAM”, pasi atë e ka shitur.

“Një çështje civile tregtare e kthyen në çështje penale. Gjatë kësaj kohe keni përcjellë marrëdhënien juridiko civile tregtare mes palëve në këtë proces, e cila më pas është përcaktuar nga SPAK si çështje penale. Qëndrimin tonë e kishim kundër akuzave që janë vënë nga Prokuroria, janë akuza që kërkojnë të shtrëngojnë gjykatën në masën e sigurimit arrest me burg.

Nuk ka përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender persona të tjerë. Zotërues të kompanisë janë të tjerë, Berberi e ka shitur kompaninë në persona të tjerë. Nuk është më pronari i kompanisë që pretendohet.

Abuzohet në mënyrë të papërshtatshme me vlerat ekonomike. Këto gjëra do sqarohen, do paraqiten nga ana jonë analiza të mirëfillta ekonomike. S’ka vlera të fituara. Një proces juridik civil tregtar e kthyen në çështje penale”, deklaroi avokati.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit