-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hap pas hapi të gjitha manovrat/ Si i përlau Evis Berberi 2.3 milionë Euro?

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi arrestimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Evis Berberi për akuzat “Korrupsioni pasiv…” dhe “Pastrim Parash…”, të kryer në bashkëpunim.

Sipas SPAK, Berberi në cilësinë e kreut të dy institucioneve shtetërore ka kërkuar dhe përfituar shuma të konsiderueshme parash nga një shoqëri e cila ka qenë fituese e tenderave. Për të mundësuar marrjen e ryshfetit ka përdorur një mënyrë të tërthortë, ku shoqëria fituese e tenderave të institucioneve që ai drejtonte, i transferonte paratë në një shoqëri tjetër të kontrolluar prej tij.

Së bashku me Berberin janë vënë në pranga mbrëmjen e të mërkurës për të njëjtat vepra penale edhe Valter Begaj, pronari kompanisë që përfitonte tenderat dhe njëkohësisht ortak i shoqërisë së zotëruar indirekt nga ana e Berberit, si dhe Ervis Lame, administratori i shoqërisë së Berberit dhe punonjës në shoqërinë e Begajt.

Drejtori me peshë pranë zv/Kkyeministres Belinda Balluku gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe në krye të Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij, Valter Begaj  “NET – GROUP” sh.p.k. Kjo e fundit përmes transaksioneve paratë i kalonte kompanisë ‘DAAM” që Berberi zotëronte dhe kontrollonte në mënyrë indirekte.

Agjencia e Eficiencës së Energjisë me në krye Berberin i ka dhënë licencën për auditimin energjetik të ndërtesave kompanisë “Net- Group” me drejtues teknik Berberin. Kjo kompani ka marrë mbi 1 milionë euro kontrata të drejtpërdrejta.

SPAK thotë se këto vlera monetare 2.3 milionë euro të përfituara në mënyrë të parregullt, nëpërmjet Valter Begaj,  Ervis Lame dhe Brunilda Buli “i ka investuar në veprimtarinë ekonomike për blerjen e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “DAAM”sh.p.k, që përbëjnë edhe produkte të veprës penale”  thotë SPAK.

Dosja e SPAK-ut
Të arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash;
Evis Berberi – Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar
Valter Begaj –  Ortak i vetëm dhe administrator i shoqërisë  NET-GROUP sh.p.k (ish “B-VAAL ENGINEERING”) dhe ortak i shoqërisë “DAAM” sh.p.k
Ervis Lame – Administrator i shoqërisë “DAAM” sh.p.k dhe punonjës i shoqërisë NET-GROUP sh.p.k (ish “B-VAAL ENGINEERING”)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit