-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Importi në nivele të larta, më shumë se 80% e fruta perimeve të importuara

Kryesoret

Më shumë se 80% e perimeve, frutave dhe zarzavateve në tregjet vendase të pakicës janë nga importi. Patatet dhe fasulet po vijnë nga Egjipti dhe Turqia, perimet dhe frutat nga Greqia, bulmetrat dhe drithërat nga Serbia, Ukraina, Maqedonia e Veriut etj.

Kanalet e importit të ushqimeve janë rizgjuar dhe po intensifikohen, duke dekurajuar edhe më tepër fermerët dhe blegtorët të ushtrojnë profesionin e tyre.

Zbrazja e fshatrave nga popullsia po tkurr sipërfaqet e mbjella në fusha në disa kultura dhe, nga ana tjetër, turizmi po nxit rritjen e kërkesës për produkte ushqimore. Për të plotësuar nevojat ushqimore, vendi po i drejtohet importit, i cili po rritet me shpejtësi kohët e fundit.

Për të gjithë vitin 2023, importet e ushqimeve në sasi u rritën me 10% në krahasim me vitin 2022, zgjerimi më i lartë në dy dekadat e fundit.

Në dhjetor, sasitë e importeve të ushqimeve janë intensifikuar edhe më shumë duke u rritur me rreth 27% në raport me dhjetorin 2022 dhe në janar 2024 ishin 20% më të larta se në janar 2023.

Bilanci tregtar në prodhimet e fushës u përkeqësua më shumë në janar. Eksportet e zarzavateve ranë me mbi 20% dhe importet tyre u rritën me 80% në krahasim me janarin 2023.

Ekspertët e bujqësisë mendojnë se kjo po ndodh për dy arsye. Së pari ka mungesë të prodhimit vendas në disa kultura dhe së dyti, kostot vendase po i bëjnë produktet jokonkurruese me importin. Për më shumë kliko KËTU

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit