-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Luizi për debatet Romeo-Meriton: E kanë kuptuar që BBV e dominojnë vajzat

Kryesoret

Debati i ashpër mes Meritonit dhe Romeso ka vijuar edhe gjatë “prime”-t të Big Brother Vip mbrëmjen e kësaj të shtune.

Këtë përplasje e ka komentuar edhe Luiz Ejlli, i cili është i ftuar special. Ai ka thënë se BBV aktualisht po dominohet nga femrat, dhe debati i tyre është një formë për të mos qëndruar në hije.

Pjesë nga diskutimet:

Ori Nebiaj: Mua më duket një reagim i drejtë i Meritonit. Janë gjëra që Meritoni ia ka thënë edhe në sy Romeos.

Arbër Hajdari: Mu duk shumë e ulët të rreshtosh gjërat që ke bërë për një njeri. Është një gjë jo e bukur në një raport miqësor. Brenda lojës Romeo nuk të ka mbrojtur, për këtë të jap të drejtë. Por që t’ia përmendësh gjërat që ke bërë nuk më duket normale.

Ledion Liço: Me aq sa mbaj mend unë, Romeo ka qenë një ndër protagonistët më të shpeshtë të prime-ve. Mos ndoshta Meritoni e ka parë që lidhja me Ilnisën nuk e bën më protagonistë në prime, për këtë arsye ka nisur debatet për shoqërinë me Romeon.

Luiz Ejlli: Kanë rënë në gjumë të dyja lidhjet, nuk mund të them nëse janë të vërteta ose jo. Duke qenë se ranë këto, sot shtëpinë e Big Brother VIP e zotërojnë vajzat dhe këta mbeten në hije. Në prime e panë që dominoheshin nga debatet e bëra nga vajzat. Ata përmendën nderet që i kanë bërë njëri-tjetrin nuk është shoqëri. E kanë përdorur për të kapur primen dhe e bënë. Se kuptoj pse e zgjasin 35 minuta. E shohin që po i iki ikën vëmendja prandaj reagojnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit