Real Madrid nuk di të fali kur është në krye të La Ligas. Një fitore 2-4 në fushën e Osasunas që rrit në 10 pik distancën me Gironan e vendit të dytë.
Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën e katërt, me Vinicius që realizoi pasi i “rëmbeu” topin kundërshtarit. Gjatë zhvillimit të një goditje këndi, vendasit befasuan duke dërguar shifrat në 1-1 me anë të Budimir.
Los Blancos insistuan për golin e dyt dhe e gjetën atë me anë të Carvajal (17’). Goli i sigurisë mban firmën e Brahim Diaz, në të 61-tën. Vinicius kishte ende për të thënë për këtë takim, teksa kompletoi dopietën në minutën e 64-të.
Goli i Munoz në fund shërbeu vetëm për statistikë, me ekipin e Arrasates që doli pa pikë nga ky takim. Osasuna është mjaft e qetë sa i takon mbijetesës, pasi aktualisht është në mesin e tabelës dhe ka grumbulluar 36 pikë.