Bardhi ka qenë i ftuar në “Fan Club” ku ka folur për situatat e fundit që kanë ndodhur pas daljes së tij nga BBV3.
Në lidhje me marrëdhënien e tij me menaxherin, Bardhi shprehet se nuk ka komunikuar me Jetmirin që një ditë pasi doli nga BBV3. Ai shprehet se ende nuk e kanë sqaruar problemin me njëri-tjetrin dhe bëri me dije se ditën e sotme, do hapë një Instagram të ri, të cilën do e gjejmë tek Instagrami i Sarës.
I pyetur se përse nuk ka akses në Instagramin e tij, Bardhi ka thënë se:
Bardhi: Nuk i kemi zgjidhur dhe nuk kemi biseduar që kur kam dalë, sot do hapet Instagrami im i ri dhe do publikohet tek profili i Sarës. Foton e nënës e ka postuar Jetmiri, por ia ka dërguar motra ime. Mami ka pasur tre ditë të tjera pa qejf, por shyqyr zotit kaloi.
Enxhi: Cila është arsyeja e hatërmbetjes?
Bardhi: Është private dhe nuk dua ta komentoj.
Ndësa përsa i përket marrëdhënies me Sarën, Bardhi tregoi se:
E gjeta atë gocën që e kam përballë, i jam shumë mirënjohës se çfarë ka bërë për mua dhe e dua fort.