Sot do të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit në Durrës. Takimi do të mbahet në orën 11.00. Fokusi në këtë takim do të jetë te rienergjizimi i partisë, korrigjimin e mangësive të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja.
Në axhendën e punimeve është parashikuar edhe miratimi i dy projekt-udhëzimeve mbi “zgjedhjet e përgjithshme në parti” dhe “Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë”.
Axhenda:
1.Fjala e Kryeministrit Rama
2.Blendi Klosi për zbatimin e detyrave të Asamblesë kombëtare të PS për rienerrgjizimin e partisë, korrigjimin e mangësive të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja
3.Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara
4.Miratimi i projekt udhëzimit “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti”
5.Miratimi i projekt-udhëzimit “Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të NJA”.