-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Më në fund Rama i thirri mendjes, mos u nxitoni

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku që është edhe kryetare e Komisionit të Integrimit, ka reaguar pas deklaratave të kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS ku u ndal tek 3 çështjet kryesore që sipas saj duhet të fokusohet qeveria. E para rritja e rolit të parlamentit, e dyta fryma e integrimit të jetë gjithëpërfshirëse dhe së treti beteja kundër korrupsionit që duhet të jetë prioriteti kyç i Kuvendit të Shqipërisë.

“Integrimi si Mision Kombëtar: Fuqizimi i Parlamentit dhe Lufta Kundër Korrupsionit. Më në fund, qeveria u kujtua për procesin e integrimit megjithëse deri dje hapat e këtij procesi i ka mbajtur mbyllur në sirtaret e kryeministrisë.

Për nga rëndësia dhe pesha procesi integrimit duhet të jetë një debat kombëtar që fatkeqësisht deri më tani ka dështuar për të qenë i tillë si pasojë e miopisë së qeverisë (si në çdo gjë) për ta pasur pronë të saj. Ka dështuar për t’i vënë qytetarët e përfituesit në qendër të këtij diskutimi.

Por, më në fund qeveria i thirri mendjes duke hapur fillimisht veshët dhe sytë tek një temë që kam kohë që e flas dhe diskutoj publikisht për rëndësinë dhe nevojën. Ndaj mirë është të mos nxitohet por të fokusohet në tre drejtime kryesore:

1.Rritja e rolit të parlamentit jo vetëm në kapacitetet e ngritura por në eficencën e punës së tij sidomos në kontrollin ndaj qeverisë. 2.Fryma e integrimit është gjithëpërfshirëse sikundër KKIE e ka treguar. 3.Beteja kundër korrupsionit që duhet të jetë prioriteti kyç i Kuvendit të Shqipërisë” shkruan Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit