Momente çmendure kanë goditur natën e mbrëmshme një familje shqiptare në Itali në Ravello.
Një 35-vjeçar shqiptar ka kthyer përmbysë shtëpinë duke ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij 37-vjeçare. Një rrahje brutale e cila ka ndodhur para syve të 4 fëmijëve të tyre, më i madhi 15 vjeç ndërsa më i vogli vetëm 5 vjeç.
Shkak është bërë një debat i parëndësishëm dhe ka agravuar deri në përdorimin e thikës nga 35-vjeçari.
Siç raportojnë mediat italiane, ai ka goditur gruan e tij me thikë duke e lënë të plagosur në krah.
Shqiptari është identifikuar si E.G, dhe ka përfunduar në pranga pas mbërritjes së policisë e cila u lajmëruar nga fqinjët.
Gruaja e plagosur me origjinë nga Ravello është marrë në kujdesin e mjekëve kujdestar në urgjencë, të cilët e kanë konstatuar thyerje të hioidit, kockës së qafës, një plagë në dorë, mavijosje dhe ekimoza në pjesë të ndryshme të trupit