Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha është pyetur nga mediat për projektin e dhëndrit të ish presidentit Donald Trump që do të realizojë një projekt turistik në ishullin e Sazanit.
Ai tha se nuk i ka detajet e projektit, por shtoi se mirëpresin çdo investim që i jep ekonomi Vlorës.
“Nuk e kuptoj pse komentohet si e nxehtë. Në fakt nxehtë është gjithë koha, kur ka shumë diell ose kur ka ndonjë gjë ka impakt në komunitet.
Duam sa më shumë investime në qytet, ashtu siç i takon nivelit të vizitorëve që ne duam të thithim në Vlorë.
Varet si e kemi ne vizionin, duam ta zhvillojmë në mënyrë të qëndrueshme, të zhvillojmë pa prishur. Koha do ta tregojë sepse edhe unë nuk i kam detajet e projektit, mirëpresim çdo gjë që i jep ekonomi qytetit”, u shpreh Dredha.