-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi thirrje Apelit: Vendosni shpejt, kujt i takon vula e PD-së

Kryesoret

Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi nga Gjykata e Apelit që t’i japë fund tejzgjatjes së çështjes së logos dhe vulës së PD, pasi Gjykata e Lartë vendosi rishqyrtimin e saj.

“Pas zbardhjes së vendimit të GjL për konfliktin e brendshëm ligjor në PD, është e domosdoshme që GjA menjëherë dhe pa asnjë vonesë të mëtejshme t’i jap fund tejzgjatjes së këtij absurdi që vijon prej 2 vitesh dhe që duhet të ishte zgjidhur me vullnet e përgjegjshmëri politike.

PD është pronë e anëtarëve të saj, aset kombëtar, dhe çështje e interesit publik, që ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në jetën publike, shtetërore, institucionale të vendit. Çdo zvarritje do të ishte e papranueshme, sepse dëmton opozitën dhe përmes saj dëmton Shqipërinë!”, u shpreh Gazment Bardhi. Dje Gjykata e Lartë zbardhi vendimin që e riktheu dosjen në Apel me nje tjeter trupe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit