-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

7-katëshi pa leje në Sarandë, gjykata liron ish-drejtorin e Kadastrës

Kryesoret

Pasi liroi 6 nga zyrtarët e ndaluar në lidhje me hotelin 7-katësh në Sarandë, gjykata ka liruar nga burgur dhe të ndaluarin tjetër, ish-drejtorin e Kadastrës, Andri Dhima.

Në seancën e zhvilluar sot është paraqitur Andri Dhima, ish-Drejtor i ASHK Sarandë. Ai u vetëdorëzua të shtunën në një nga pikat e kalimit kufitar, pasi ishte shpallur në kërkim për “shpërdorim detyre” në kuadër të këtij operacioni.

Prokurorja Silvana Belishta ka kërkuar “Arrest në shtëpi” për 36 vjecarin Dhima. Por gjyqtari Mikel Hysometaj ka vendosur në përfundim të seancës masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për Dhimën.

Në kërkim për këtë dosje vazhdojnë të jenë Mariel Murati, ish-Drejtor i ALUIZNI Sarandë, i dyshuar për “falsifikim dokumentash” dhe “ndërtim i paligjshëm” dhe Kozeta Statha, ish-Drejtore e ASHK Sarandë, e dyshuar për “shpërdorim detyre”.

7-katëshi çoi në pranga 11 zyrtarët/ Gjykata rrëzon Prokurorinë: Arrestime të paligjshme

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit