Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama mbledh sot në selinë rozë drejtuesit politik të qarqeve. Ky takim që pritet të nisë rreth orës 08:30 vjen në kuadër të punës për rienergjizimin e Partisë Socialiste.
Në takim pritet të bëhet një analizë e punës në terren nga drejtuesit e qarqeve, ndërsa do të diskutohet edhe për porositë e lëna nga Rama në disa prej mbledhjeve të asamblesë, më e fundit ajo në Durrës të dielën e 17 marsit.
PS ka vendosur prioritet anëtarësimin 50 mijë anëtarësime të reja në organizata deri në Kongresin e Qershorit. Ndërsa prioriteti i dytë është përfshirja në organizatat socialiste, të përfaqësuesve të të gjitha shtresave të shoqërisë, për të siguruar gjithëpërfshirje.