-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘S’kam vjedhur, lekët mi dha Alda’! Rozeta para gjykatës: Donte të fajësonte ish-burrin

Kryesoret

Është zbardhur dëshmia e Rozeta Dobi sot në gjykatë, sanitarja e cila akuzohet për vjedhje me pasoja të rënda në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi, ngjarje në të cilën është përfshirë dhe djali i saj.

Gjatë rrëfimit të saj para togave të zeza, Dobi ka mohuar që të ketë vjedhur shumën e parave të thëna sot nga prokuroria. Ajo tha se ato para ia kishte dhënë Alda Klosi, që t’i fshihte në banesën e saj dhe do ia kthente në një moment të dytë.

“Se pari shpreh pendesën time për çdo gjë që ka ndodhur. Kërkoj mëshirën tuaj ne dhënien e vendimit, ate shume parash Alda Klosi me ka kërkua qe ti mbaj dhe ne nje moment te dyte do te ja ktheja tek shtëpia e saj, unë nuk kam vjedhur, me vjen keq e kam mbajt familjen me pune te ndershme.

S’kam dashur t’i bej asgjë keq. Une skam lidhje fare me unazën e Ervin Karamuços. Varësja ka qene e ish-bashkëshortes se bashkëshortit tim të ndjerë. Më ka kërkuar që t’i mbaja. Kete inskenim ajo e ka bere qe te fajësojë ish-bashkëshortin e saj”, tha ajo.
Mbrojta e Rozeta Dobit kërkoi në sallën e gjyqit që klientes së saj t’i ktheheshin 25 mijë euro, dhe 1 milion lekë të vjetra. Prokuroria thekson se gjatë analizës financiare nuk rezulton që Dobi t’i këtë krijuar me burime të ligjshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit