Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit në SHBA, Todd D. Robinson ndodhet në Tiranë, ku do të qëndrojë dy ditë nga datat 18-20 mars.
Ditën e sotme Robinson është takuar me kreun e SPAK, Altin Dumani. Një takim i cili tregon mbështetjen që SPAK ka nga SHBA në luftën kundër krimit.
Kujtojmë se dhe në vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken pati një takim me kreun e SPAK, Altin Dumanin.
Robinson pritet që të zhvillojë një takim gjithashtu me kryeministrin Edi Rama, ndërsa do vizitojë dhe Kosovën në data 20-22 mars.
Vijon…