-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hovenier: Dinari, kërcënimi i Vuçiçit për luftë dhe raporti me Kurtin

Kryesoret

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier doli më optimist nga takimi i sotëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Jashtë ndërtesës së qeverisë, Hovenier tha se dje në takimin e kryenegociatorëve në Bruksel pati “disa shenja pozitive” për ta zgjidhur çështjen e dinarit.

Hovenier kujtoi se e respektojnë vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës, por përsëriti se janë të shqetësuar për ndikimin që mund të ketë rregullorja e re në komunitetin serb.

“Siç tha kolegu im dje, jemi të shqetësuar për atë se kjo mund të ndikojë në popullatën e cenueshme, posaqërisht komunitetin serb të Kosovës dhe mendoj që është me rëndësi që të ndryshohet mënyra e zbatimit dhe bisedimet tona për këtë çështje vazhdojnë”, tha ambasadori amerikan.

Hovenier tha se ka mundësi për t’u gjendur një zgjidhje. “Është mirë të shohim që ka mundësi që të dy palët ofrojnë rrugëzgjidhje se si mund të bëhet kjo, si dhe përgjegjësitë e zotit Lajçak”, tha ai.

Hovenier tha se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nuk i ka dhënë ndonjë propozim për zgjidhjen e çështjes së dinarit, por tha se “Qeveria është duke punuar në këtë drejtim”.

“Dëshirojmë të jemi konstruktiv”, tha ambasadori. Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka komentuar deklaratën e presidentit serb Vuçiç që kërcënoi Kosovën ditë më parë.

“SHBA ka qëndruar fuqishëm për paqen e njerëzve në Kosovës. Mund të them që jemi të përkushtuar për sigurinë e Kosovës. Ne nuk e humbim gjumin natën duke u shqetësuar për atë kërcënim sepse ne besojmë që NATO është e gatshme dhe e përgatitur.

Dhe nuk mendoj që as njerëzit e Kosovës duhet të mbesim pa gjumë sepse aleanca ushtarake më e suksesshme në histori ka një prezencë të fuqishme dhe është e gatshme të bëjë të nevojshëm”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit