-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Spiropali i kthehet Bashës: Je produkt ekzemplar i listave të mbyllura

Kryesoret

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj në Kuvend iu përgjigj kryetarit të PD-së Lulzim Bashës, i cili foli për frikën që ka mazhoranca dhe deputetët nga listat e hapura.

Spiropali iu përgjigj duke thënë se ai si një ekzemplar i listave të mbyllura nuk mund të flas për listat e hapura. Deputetja vazhdoi duke shtuar se Partia Socialiste është do garantoj zgjedhjet më të ndershme që Shqipëria ka pasur ndonjëherë dhe se nuk ka frikë nga listat e hapura.

“Zoti Basha me gjithë respektin ju nuk duhet të flisni për lista të hapura dhe të mbyllura se jeni produkti më ekzemplar i listave të mbyllura. Për lista të hapura jeni ende për tu provuar.

Nëse ka diçka që Partia Socialiste do të garantojë, janë zgjedhjet e lira dhe zgjedhjet më të ndershme dhe më të mira që Shqipëria ka pasur ndonjëherë.

Dhe nëse ka një grup një forcë një person që ka frik nga lista e hapur, atë shiko gjejeni tek vetja në pasqyrë sepse nuk do e gjeni tek Edi Rama dhe Partia Socialiste” u shpreh Spiropali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit