-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Basha kopjon skenarin e Berishës, bllokon foltoren, Nikolla: Je i përjashtuar

Kryesoret

Normaliteti në Kuvend ka zgjatur shumë pak. E ndërsa grupi i Berishës është rikthyer në normalitet, por marrëveshja Rama-Berisha nuk i ka pëlqyer Lulzim Bashës. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u rikthye sot në Kuvend dhe kërkoi që të merrte fjalën për të disatën herë jashtë rendit të ditës. Kryetarja e Kuvendit, Nikolla e paralajmëroi dhe më pas e përjashtoi nga seanca. Basha s’e liroi foltoren dhe Nikolla e ndërpreu seancën.

Debati në Kuvend

Lindita Nikolla: Zoti Basha po mbani foltoren, ju tërheq vërejtjen për zaptim foltore, do ju përjashtoj nga seanca.

Lulzim Basha: Më jep fjalën se do të ulem.

Lindita Nikolla: Jo nuk ua jap fjalën. Lironi foltoren.

Lulzim Basha: Ti e përcakton?

Lindita Nikolla: Po mo, patjetër, kush shoh që shkelet rregullorja. Ju lutem tani, mos pengoni rendin e ditës.

Lulzim Basha: Me jepni fjalën.

Lindita Nikolla: Po ua dhashë, tre herë fjalën për procedurë. Atëherë jeni i përjashtuar nga seanca për zaptim të foltore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit