Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në Xhafzotaj. Ende nuk dihet identiteti i të plagosurit dhe autorit.
I plagosuri u dërgua në spital. Paraprakisht raportohet se ka një plagë në këmbë. Shkak dyshohet një konflikt i çastit.