-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fotoja e trafikantit të plagosur nga policia, AMP: Agjentët nuk gabuan

Kryesoret

Policia nuk ka kryer asnjë shkelje lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një efektiv Policie ka plagosur një person, Enea Sulejmanin. Pas Enea Sulejmanit policia ka arrestuar edhe dy të tjerët që e shoqëronin, të cilët janë Igli Begaj dhe Shkëlqim Ostreni.

I plagosuri kishte rreth 1 kg kokainë brenda makinës, nuk i ka ndaluar postbllokut të Policisë dhe në tentativë për t’u larguar, ka përplasur automjetin dhe ka rrezikuar jetën e efektivëve. Personi i plagosur, Enea Sulejmani ka marrë plagë në kofshë.

Nga hetimet paraprake te kryera nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, nuk rezulton që efektivët të kenë bërë shkelje, për shkak se atyre u është rrezikuar jeta.

Tre personat që u arrestuan dyshohet se ishin furnizues të shpërndarësve të drogës në zonën e “Xhamllikut” dhe do të shkëmbenin drogën tek vendi ku u kapën nga agjentët e antidrogës. Enea Sulejmani është ish-Kryetar i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas.

Plumba në Tiranë! Kreu i ‘Transportit’ me 1 kg kokainë! Tentoi të shtypë policët

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit