Një e moshuar ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar detergjent. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe e moshuara është dërguar në Spitalin “Nënë Tereza”, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Sakaq policia njofton se 87-vjeçarja dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. “Ditën e djeshme, në spitalin “Nënë Tereza” ka ndërruar jetë shtetasja H. C., 87 vjeçe, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, e cila ishte dërguar për ndihmë mjekësore pasi në banesë kishte konsumuar detergjent larës” thuhet në njoftimin e Policisë.