Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Piacenza të Italisë në orët e para të mëngjesit.
Dy persona kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar, njëri prej tyre në gjendje kritike. Në aksident janë përshirë tre automjete, dy prej tyre të tonazhit të rëndë.
Shkak për aksidentin dyshohet se është bërë prezenca e mjegullës. Aksidenti shkaktoi bllokim të autostradës dhe varg të gjatë automjetesh.