Düsseldorf, Bochum – Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst. Në fokus të takimit sipas zyrës së shtypi ishte forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Nordrhein-Westfalen, një prej rajoneve më të fuqishme ekonomike e industriale të Gjermanisë, me fokus investimet, teknologjinë digjitale, arsimin profesional dhe patjetër, anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.









