-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

78 ditë bombardime! Analiza: Shënjestrat e NATO-s dhe gjunjëzimi i Millosheviçit

Kryesoret

24 mars 1999. 

Pak pas orës 19:00 në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, dëgjohen sirenat e para.

Ato paralajmërojnë fluturimin e aeroplanëve ushtarakë të NATO-s mbi qellin e Serbisë.

Pak para orës 21:00, dëgjohet një shpërthim i fuqishëm në fabrikën e aeroplanëve “Lola Utva”, në Pançevë të Serbisë.

Flaka dhe tymi mbulon këtë lokacion në periferi të Beogradit. Ky moment shënon fillimin e një fushate 78-ditore të bombardimit të Jugosllavisë.

Aeroplanë të NATO-s bombarduan në territorin e Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

Mes dilemash dhe kundërshtimesh nga Kina dhe Rusia, atëbotë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, më 23 mars 1999, në orën 22:17, urdhëroi një sulm ajror mbi Republikën Federale të Jugosllavisë.

Arsyetimi, në Serbi nuk ka gatishmëri për zgjidhje politike të krizës së Kosovës.

Sulmet ajrore nisën pa aprovimin e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Vendimi për bombardim u ndërmor pas refuzimit të asokohe presidentit të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, që të zgjidhej politikisht kriza e Kosovës.

Në mars 1999, UNHCR-ja përllogariste rreth 475 mijë kosovarë të zhvendosur pas ofensivës së forcave ushtarake dhe policore serbe. Ky numër vazhdoi të rritej dhe deri në fund të luftës, rreth një milion kosovarë ishin larguar nga vendi.

Bombardimet kishin tri objektiva kryesore: mbrojtjen ajrore jugosllave, sistemet e komandës dhe kontrollit dhe forcat ushtarake serbe të dislokuara në Kosovë./REL

Ndiqni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit