-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rohde: 25 vite më parë bëmë detyrën për të ndaluar krimet ndaj Kosovës

Kryesoret

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka kujtuar 25 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.

Rohde në një postim në “X” ka shkruar se 25 vjet më parë bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjen dhe mizorinë e mëtejshme.

“Përvjetori i fillimit të Operacionit “Forca e Bashkuar” të NATO-s para 25 vitesh nuk është arsye për feste. Ne bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjet dhe mizorit e mëtejshme nga regjimi i Millosheviçit në Kosovë pasi diplomacia dështoi. Ishte përgjegjësia jonë morale dhe ne i qëndrojmë atij vendimi”, ka shkruar Rohde.

Bombardimet kishin tri objektiva kryesore: mbrojtjen ajrore jugosllave, sistemet e komandës dhe kontrollit dhe forcat ushtarake serbe të dislokuara në Kosovë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit