Së fundmi në rrjet nga organizata ISIS janë publikuar pamjet kur autorët kryejnë sulmin vdekjeprurës në Moskë, ku deri më tani kanë mbetur viktima 133 persona, dhe qindra të tjerë të plagosur.
Në pamje tregohen disa prej autorëve të cilët mbajnë kallashnikovë në duar brenda ndërtesës së qytetit Crocus në Krasnogorsk.
Po ashtu presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se katër të dyshuarit për sulmin terrorist të së premtes në sallën e qytetit Crocus ishin arrestuar dhe tani janë në paraburgim të Komitetit Hetues të Rusisë.
Të dyshuarit u kapën në rajonin Bryansk dhe u transportuan në Moskë.
Të katër të dyshuarit rrezikojnë burgim të përjetshëm.
🚨🇷🇺#BREAKING: ISIS have posted footage from the terrorist attacks in Moscow.
The full video is very graphic, shows people being shot and a man getting his throat slit, I’ve removed those parts.
These terrorist bastards deserve the most painful torture possible… pic.twitter.com/zzId9XHB2r
— Censored Men (@CensoredMen) March 23, 2024