-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: 25 vjet më parë filloi shpëtimi i Kosovës nga shfarosja, faleminderit NATO

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar NATO-n, në 25-vjetorin e sulmeve ajrore kundër caqeve serbe.

Osmani thotë se 25 vjet më parë filloi shpëtimi i Kosovës, transmeton Telegrafi.

“25 vjet më parë, filloi shpëtimi i Kosovës nga shfarosja. Aleancat duhet t’i ruajmë po aq sa edhe lirinë! Faleminderit përjetësisht NATO”, thotë Osmani në një postim në Facebook.

Presidentja tutje ka shtuar se “25 vjet më parë, aleatët tanë të NATO-s u bashkuan në forcë dhe qëllim për t’i dhënë fund brutalitetit të regjimit gjenocidal të Millosheviqit”.

Osmani ka theksuar se ndërhyrja e NATO-s shpëtoi jetë të panumërta dhe hodhi themelet për vendin e lirë dhe demokratik që ne e çmojmë sot.

Presidentja e Kosovës, së bashku me ambasadorë të akredituar të shteteve aleate kanë bërë homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës, në 25 vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s./Telegrafi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit