Dega e Partisë Demokratike në Kukës, ditën e sotme zhvillon zgjedhjet për kreun e saj, ndërsa procesi i votimit ka filluar tashmë dhe pritet të mbyllet këtë mbrëmje.
Në garën për drejtimin e PD-Kukës janë dy kandidat, Rrahman Dema aktualisht nënkryetar i kësaj dege dhe Gëzim Shehu anëtarë i kryesisë.
Zgjedhjet në këtë degë bëhen për arsye të dorëheqjes së kryetarit të saj Admir Sinamati në nëntor të vitit 2022, dorëheqje që i parapriu kandidimit të tij nën siglën e PD për kreun e Bashkisë së Kukësit.