-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Laçiani rreh faturinon e autobusit dhe i vjedh xhiron ditore

Kryesoret

Një 25-vjeçar ka përfunduar në pranga nga policia, pasi ky i fundit ka ushtruar dhunë ndaj një faturinoje të linjës “Tiranë-Prishtinë” dhe më pas i ka vjedhur xhiron ditore, një shumë prej 675 eurosh.

Ka qenë vetë faturino, një 31-vjeçar ai që ka raportuar menjëherë ngjarjen tek Komisariati i Policisë Mirditë se ishte dhunuar dhe grabitur nga një i ri.

Si rezultat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Linja”, shërbimet e Policisë, të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të rastit, shtetasit Emirjan Deda, 25 vjeç, banues në Laç.

Gjithashtu, u bë e mundur gjetja e shumës së parave të vjedhura me dhunë, 675 €, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit