-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha i kundërpërgjigjet Metës: Nuk impresionohem nga ata që kanë marrë malet…

Kryesoret

Basha i ka kthyer një përgjigje Ilir Metës për sa i përket deklaratave të sotme gjatë konferencës për shtyp.

Basha është shprehur se politikanët e vjetër luajnë në kurriz të shqiptarëve.

Postimi i Bashës:

Politikanët e vjetër të tranzicionit të stërzgjatur shqiptar nuk e kanë thjesht betejën me Partinë Demokratike, por, mbi të gjitha, ata e kanë me popullin shqiptar.

Jo vetëm që janë në pazar me njëri-tjetrin, por dihet se kur mblidhen bashkë Rama, Berisha dhe Meta diçka po luajnë në kurriz të shqiptarëve. Këtë radhë janë bërë bashkë në një aleancë të re kundër SPAK-ut dhe kundër Reformës Zgjedhore, sepse vetëm kështu mund të vijojnë me pazaret e vjetra të bëra në kohë të reja.

Personalisht nuk impresionohem nga deklaratat e atyre që kanë marrë malet për t’iu fshehur drejtësisë, por një gjë është e sigurt: nuk u ka mbaruar vetëm koha, por edhe rruga. Dhe kur të mbaron rruga, nuk ka mal që të bën derman.

Meta i përgjigjet Bashës: Të gjithë e dinë kush është pazarxhiu

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit