Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30 në lagjen nr. 4, Pogradec në banesë gjatë një konflikti, S. Sh. 23 vjeç ka qëlluar me thikë vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.
Shtetasi S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.