Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka folur për herë të parë për emërimin e shefes së re të QSUT-së, Alma Cani. Mohoi që largimi i Albana Ficos të lidhet me zjarrin në urgjencë.
“Lirimi i Albana Ficos nga detyra nuk ka lidhje me urgjencën. Sjellim energji të reja për projektet në vazhdim.
Drejtorja e re e QSUT në rend të parë do të ketë vënien në funksion të plotë të urgjencës së sëmundjeve të brendshme” deklaroi Koçiu.