Mbrëmjen e sotme në orën 19:00 Shqipëria do të luajë përballë Suedisë në miqësoren e dytë pas humbjes 3-0 përballë Kilit.
Ndaj Suedisë, kuqezinjtë priten të vijnë me disa ndryshime sa i përket formacionit, ku Sylvinho synon t’u japë minuta disa lojtarëve.
Porta pritet ti besohet Strakoshës. Para tij do të vendosen Balliu, Mitaj, Mihaj e Gjimshiti. Në mesfushë Asllani, Ramadani dhe Laçi. Në repartin e sulmit pritet që të zbresin në fushë Broja, Hoxha dhe Arbnor Muçolli.