Një efektiv policie është qëlluar me sende të forta pasditen e sotme në Shkodër nga katër persona. Bëhet fjalë për efektivin Admir Okaj ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth dy orë më parë.
Mësohet se Okaj ka marrë goditje me sende të forta në kokë nga katër persona të cilët janë ende të paidentifikuar.
Ngjarja ndodhi në afërsi të banesës së tij në zonën e Zdrales. Pasi ka marrë mjekim në kokë në spitalin e Shkodrës është larguar ndërsa po jep dëshminë e tij për policinë.
Okaj ka shërbyer për shumë vite me forcat e FNSH në Shkodër ndërsa prej disa kohësh shërben në qarkun e Elbasanit. Policia është duke hetuar ndërsa efektivët kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje.